E Diel, 1 Nëntor 2026

Ofensiva SHBA-Izrael vazhdon, IDF sulm në Bejrut – Irani godet Jeruzalemin, Dubain dhe Dohan

Sulmi izraelit ndaj Iranit nisi të shtunën, në festën hebraike të ‘’shabatit’’.  Izraeli dhe ShBA-të goditën disa qytete dhe Teherani ishte i pari që u godit. Për Beniamin Netaniah, Izraeli ka nisur një sulm parandalues kundër Iranit, kundër asaj që e quan ‘’kërcenim ekzistencial’’ dhe siç është shprehur ai, në ndihmë të popullit iranian që të arrijë lirinë.

Në ditën e tretë të këtij konflikti izraelit goditi Libanin ku dhe numri i viktimave kaloj 30 te vdekur dhe rreth 150 të plagosur, teksa në Iran nga bombardimet janë raportuar 160 vajza të vrara në një shkollë. Jerusalemi, Dubai ,Abu Dhabi dhe Doha sërish janë  përfshirë në shpërthime, raporton media amerikane, CNN.

Shpërthime këto të shoqëruara edhe nga avionë ushtarakë. Ne Katar dhe Abu Dhabi zhurma e shpërthimit ishte mjaftë e lartë, ndërsa një tjetër edhe më i madh është dëgjuar në kryeqytetin e Katarit, teksa sirenat janë dëgjuar edhe në Bahren ku dhe Ministria e Brendshme i kërkoi banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të shkojnë në vendin më të afërt e të sigurt, për tu mbrojtur nga sulmet iraniane.

Por shpërthimet kanë pasur edhe pasoja, kështu në Bahren një person humbi jetën nga sulmet iraniane, ndërsa ushtria izraelite, sipas Al Jazeera pretendon se Irani ka qëlluar raketa shtesë drejt Izraelit dhe se mbrojtja e saj ajrore po punon për të kapur raketat. Ushtria izraelite, IDF, u kërkoi banorëve të strehohen e të qëndrojnë në zona të mbrojtura deri në një njoftim tjetër, ndërkohë që lëshoi një urdhër evakuimi në Liban.

IDF, ka bërë të qartë se kushdo që ndodhet pranë objekteve të Hezbollah po e vë jetën në rrezik.   Nga ana e tij, presidenti i SHBA, Trump, ka sugjeruar se pas vdekjes se Ajatollah Ali Khamenei, Irani mund të veprojë si Venezuela, ku udhëheqësi Maduro u arrestua dhe u rrëzua nga sulmi ushtarak amerikan, dhe pjesa tjetër e qeverisë sipas kreut të Shtëpisë së Bardhe, mbeti në vend dhe gati për bashkëpunim me Uashingtonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›