E Diel, 1 Nëntor 2026

Oficeri i FSK-së diplomohet në SHBA

PRISHTINË, 18 tetor /ATSH/  Kapiten Kreshnik Dreshaj është diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake në Fort Leonard Wood të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trajnimi kishte për fokus përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje e drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.

FSK po rrit kapacitetet profesionale me ndihmën e partnerëve dhe me standardet më të larta të vendeve të NATO-s.

Ajo mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Kosovës. Është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me kompetencat e dhëna kushtetuese dhe ligjore.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›