“Onkologjiku me PAJISJE FANTAZM˔ Osman Stafa: Pacientët dergjen karrigeve

“Fjongot rozë, Tetori i zi”, kjo ka qenë tema e sotme e Quo Vadis e moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio gazetari dhe aktivisti, Osman Stafa, ka treguar problemet dhe vështirësitë e mëdha me të cilat përballen personat e prekur nga kanceri ndërsa ndodhen përballë Onkologjikut.
Gazetari Stafa tha se është për të ardhur keq kur sheh se pajisjet nuk punojnë, madje nuk ka as kushte për t’i mbajtur ulur të sëmurët, të cilët duhet të presin ulur në karrige për orë të tëra për të pritur radhën për të bërë kiminë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Vetëm fjongo është rozë, tetori është i zi, pse?
Stafa: Është i zi. Ne kemi vendosur dhe këtë simbolikën. Gjithë institucionet kërkojnë që gratë dhe vajzat të diagnostikohen për kancerin e gjirit. Mamografia nuk punon, brakiterapia ka 3 muaj që nuk punon. Akserelatorët janë 2, pacientët në ditë janë 100. Prishja e sistemit e protokollit të rrezeve bën që mos kenë efektin e duhur te pacientët. Ti ke pastaj Shqipërinë 35 vite shtet pa një PET-CT. Ke një sistem te Onkologjiku, ku këta 100 pacientë kanë vetëm 19 poltrona dhe dergjen karrigeve 8-12 orë në karrige për kimioterapi. Ne nuk rrimë dot 1 orë në karrige, po ai që vuan nga kanceri.