E Diel, 1 Nëntor 2026

Trondit gazetari: Pacientët paguajnë deri në 50 mijë lekë te Onkologjiku për një gjilpërë

Gazetari dhe aktivisti Osman Stafa, ka tronditur studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të martë, ndërsa fliste për problemet e pacientëve të prekur nga kanceri, në kuadër të “Tetorit Rozë”.

Osmani tha se është për të ardhur keq kur sheh pacientë që paguajnë deri në 150 mijë lekë vetëm që mjeku të sillet mirë, duke e konsideruar çnjerëzore sjelljen e bluzave të bardha.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Sa raste ka që vijnë nga rrethet?

Stafa: Edhe KLSH e ka identifikuar, është sektori i KAPA-s. Është sistemi i cili shkrin kimiot që më pas u dërgohen pacientëve. Kjo pajisje është vendosur në vitin 2019. Që nga viti 2019 deri më sot nuk i është bërë një mirëmbajtje, kjo është dhe në raportin e KLSH-së. Nuk e bën kombinimin pajisja, e bëjnë infermierët, çfarë i bëjnë njerëzve këta. Prandaj themi Tetori i Zi, pasi ka familje që ose kanë kaluar kalvar, ose kanë humbur familjarë. Duke nisur nga 20 apo 30 mijë lekëshi, apo 50 mijë lekëshi që mjeku të sillet mirë. Nuk mundesh dot t’i marrësh 50 mijë lekë dhe t’i sillesh keq atij me kancer. Ai që vjen aty nuk ka lekë, se po të ketë lekë nuk vjen aty. Ish-zv.ministrja e Shëndetësisë i ka marrë shtetit shqiptar 80 milionë lekë, e nga ana tjetër. E tha Ermal Hasimja sot që duhet bërë një ligj që shtetarët tanë dhe familjarët e tyre të shkojnë të trajtohen në spitalin Onkologjik, pasi kjo është e vetmja zgjidhje për të kthyer nga Onkologjiku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›