E Martë, 3 Nëntor 2026

‘Operacioni Ura, u godit grup i fuqishëm kriminal’, Delia: Një prej efektivëve të policisë, rol aktiv. Platforma Sky, ndihmë të madhe në hetime

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia komentoi zhvillimin e fundit sa i takon botës së krimit në vendin tonë, ku struktura SPAK dhe Antimafia italiane finalizuan operacionin Ura ku u lëshuan 52 urdhër arreste.

Delia tha se është një prej grupeve më të rëndësishme kriminale dhe se është lëshuar një urdhër arrest për Visin e Pojës, nipi i Xhevdet Troplinit. Delia shtoi më tej se mund të ketë lidhje me forca politike dhe se shpërthimi i djeshëm te Veliera në Durrës mund të jetë një shenjë lajëmruese.

“Është një nga grupet më të rrezikshme dhe fuqishme kriminale, i përfolur dhe më herët. Një prej personave në kërkim, Visi i Pojës, nipi i Xhevdet Troplinit nuk ishte arritur të arrestohej. Një ndihmesë të madhe ka dhënë dhe platforma Sky, ndaj është zgjedhur dhe tani momenti. Është shtrirë në kohë në mënyrë që të dokumentohej aktiviteti i tyre. Një nga efektivët e policisë ishte pjesë e grupit kriminal, ku lidhjet e tyre ishin dhe me strukturat përtej Adriatikut. Është një aktivitet që e kanë shtrirë ndër vite. Në Amerikën e Jugut, nisur nga rastet e fundit përmendet vazhdimisht si mafia Ballkanike. Personazhe të caktuar shqiptarë po drejtojnë linjën e trafikut nga Amerika Latine.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›