E Diel, 1 Nëntor 2026

Operatorët e transportit urban takim me ministren Ibrahimaj, paralajmërojnë reduktim të autobusëve

Operatorët e transportit urban do të zhvillojnë sot pasdite një takim me ministren Delina Ibrahimaj për të diskutuar kërkesat e tyre për mbështetje financiare për sektorin, për shkak të krizës.

Gjatë ditës së sotme, transporti urban në kryeqytet ka vijuar normalisht, pa reduktim të flotës, në pritje të këtij takimi.

Shoqata e Transportit Urban paralajmëron se, nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e qeverisë, duke nisur nga dita e nesërme do të ketë më pak autobusë në qarkullim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›