E Diel, 1 Nëntor 2026

Ortekë në Qafë Thore, Beci: Vijon pastrimi i rrugës, kalimi me goma dimërore dhe zinxhirë

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci u bëri thirrje udhëtarëve në zonën e Qafë Thores, të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, për shkak të ngricave dhe kushteve të vështira atmosferike.

Gjatë natës, reshjet e dëborës kanë sjellë rënie ortekësh në zonën e Qafë Thores.

Kryebashkiaku informoi se, tashmë, me uljen e intensitetit të reshjeve, po punohet intensivisht me disa mjete për pastrimin dhe zgjerimin e rrugës, me qëllim që ajo të bëhet plotësisht e kalueshme.

Zona e tuneleve panoramike në Qafë Thore është pastruar dhe qarkullimi drejt Thethit dhe nga Thethi, është i mundur.

Benet Beci publikoi edhe pamje nga puna për pastrimin e rrugës nga reshjet e shumta të dëborës.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›