E Diel, 1 Nëntor 2026

Ortekë në Qafë Thore-Theth, ndalohet qarkullimi i automjeteve


TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se rruga Qafë Thore-Theth është bllokuar sot plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.

Për shkak të rrezikut të lartë, qarkullimi është ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese.

Autoriteti u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›