E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani: Shqiponjat fluturojnë lart! Kurti: Shqiptarët e mundën Serbinë

PRISHTINË, 11 tetor/ATSH/”Shqiponjat fluturojnë lart!”, u shpreh Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani pas fitores së Kombëtares shqiptare në ndeshjen me Serbinë.

“Urime djemve kuqezi për shpirtin luftarak dhe për fitoren që na bëri të gjithëve krenarë”, thekson Osmani në rrjetet sociale duke publikuar foto nga momentet emocionuese të kësaj ndeshje futbolli.

Edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare.

Kurti u shpreh në një postim në rrjetet sociale:  “Shqiptarët fitojnë! E mundën Serbinë! Urime!Tre pikë të mëdha për Shqipërinë drejt rrugës për në botërorin 2026”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›