E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani dhe e ngarkuara me punë të SHBA-së diskutojnë zhvillimet politike

PRISHTINË, 12 mars/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend dhe temat me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u trajtuan çështje të ndryshme politike në Kosovë dhe aspektet e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas një komunikate, Osmani theksoi rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme dhe respektohen mendimet e ndryshme.

Në këtë kontekst, ajo ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë aleancë si jetike dhe të pazëvendësueshme për vendin. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›