E Hënë, 2 Nëntor 2026

​Osmani falënderon Trump: Aleanca me SHBA mbetet boshti i pathyeshëm

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, gjatë qëndrimit në New York, janë takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë, Melania Trump.

Presidentja Osmani shkroi në rrjetet sociale se ishte një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump, që u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe. Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, shkroi Osmani.  /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›