E Martë, 3 Nëntor 2026

Osmani ndan letrën e dërguar nga Trump: Të përkushtuar për të thelluar aleancën tonë

PRISHTINË, 7 gusht/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani publikoi letrën të që ka pranuar nga presidenti amerikan, Donald Trump të martën, në të cilën ai e falënderoi atë për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-së.

Osmani tha Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-në “në çdo sfidë dhe sukses”.

“Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook të enjten, derisa shprehu falënderim për presidentin Trump “për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën”.

Të martën, më 5 gusht, Osmani e pranoi letrën e Trumpit në të cilën ai, ndër të tjera, shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet e ardhshme. Presidenti amerikan tha se SHBA-ja dhe Kosova ndajnë lidhje të thellë, të bazuar në respekt të ndërsjellë e vlera të përbashkëta demokratike.

Në letër, siç ka njoftuar Presidenca, Trumpi e falënderoi Osmanin për lidership të guximshëm.


/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›