E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani në SHBA, takohet me ambasadorin Ruge: Kosova synon anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në një takim nga Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Në fjalën e saj në takim, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend, duke nënvizuar rolin kyç të Aleancës për sigurinë dhe stabilitetin.

Po ashtu, Osmani përsëriti përkushtimin e vendit të saj në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, ndërsa theksoi se ky hap përbën një objektiv strategjik për paqen dhe sigurinë afatgjatë të vendit dhe rajonit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›