E Hënë, 2 Nëntor 2026

NJU DELHI – Putin: Donbasi do të jetë rus, NATO mbetet kërcënim

NJU DELHI, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin përsëriti objektivin e tij strategjik që ka të bëje me që ukrainasit të tërhiqen nga Donbasi, përndryshe, sipas tij, ”ne do ta marrim me forcë”.

”Marrëveshja është e vështirë”, tha sërish kreu i Kremlinit duke rinovuar akuzat ndaj NATO-s.

”Zgjerimi i saj drejt Lindjes përbën një kërcënim për ne”, tha ai.

Ndërkohë, komentet e tij për Donald Trump-in, i cili së fundmi ka lehtësuar sanksionet ndaj gjigantit rus të naftës ”Lukoil”, ishin dukshëm më pajtuese.

Nga ana tjetër, Volodymyr Zelensky po i ndjek zhvillimet me shqetësim, ndërsa të dërguarit e tij janë rikthyer në Florida për bisedime të mëtejshme me amerikanët.

Ky shqetësim ndahet edhe nga evropianët, veçanërisht francezët dhe gjermanët, të cilët besojnë se Shtëpia e Bardhë mund të vendosë të braktisë ukrainasit.

”Gjithçka varet nga kjo: ose ne i çlirojmë këto territore me forcë ose trupat ukrainase do të largohen prej tyre”, është pozicioni i Putinit, duke iu referuar Donbasit.

Nuk ka asnjë tërheqje nga ”cari”, i cili u intervistua nga një gazetë indiane gjatë vizitës së tij në Nju Delhi, ndërsa kërkon të forcojë ekspansionin lindor të Rusisë duke shfrytëzuar tubacionet energjetike.

”Narendra Modi nuk do t’i nënshtrohet presioneve për të mos blerë naftën tonë”, komentoi Putin me kënaqësi, pas takimit me kryeministrin indian.

Putin e përshkroi takimin me Steve Witkoff dhe Jared Kushner si ”shumë të dobishëm”, duke konfirmuar se ”kishte çështje për të cilat nuk u arrit konsensus”./  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›