“Own the Moment”: Hisense nis fushatën e re për të festuar sponsorimin e FIFA Club World Cup 2025™

Hisense, një nga markat lider në botë në fushën e elektronikës dhe pajisjeve shtëpiake, ka lançuar fushatën e re me temën “Own the Moment” – një fushatë që thekson se përjetimet e përbashkëta, siç është edhe FIFA Club World Cup 2025™, janë mundësi që na bashkojnë dhe shumëfishojnë gëzimin në jetën tonë.
Hisense është Partner Zyrtar i FIFA Club World Cup 2025™, dhe me “Own the Moment” përforcon angazhimin e saj ndaj inovacionit, teknologjisë dhe frymës së kampionëve, ndërsa synon të ndërtojë një ndërmarrje të nivelit botëror.
Hisense ka qenë gjithmonë përkrahës i “lojës së bukur”. Përveçse është Partner Zyrtar i FIFA Club World Cup 2025™, kompania ka qenë gjithashtu partnere globale në dy Kupa Botërore të njëpasnjëshme të FIFA-s dhe në tre Kampionate Europiane të UEFA-s. Bashkëpunimi me FIFA-n është dëshmi e përkushtimit të Hisense për të ofruar pajisje shtëpiake dhe teknologji novatore që përmirësojnë jetën e përditshme.
Fushata “Own the Moment” thekson se si produktet dhe teknologjitë inovative të Hisense po i kthejnë momentet e veçanta të tifozëve në përvoja të paharrueshme.
Tifozët mund të përjetojnë emocionet e ndeshjes dhe energjinë e stadiumit nga komoditeti i shtëpisë me televizorin Hisense 100” U7 dhe projektorin Hisense C2 Ultra. Me ngjyrat e pasura dhe performancën audio-vizuale tepër të gjallë, këto pajisje e sjellin aksionin e turneut në mënyrë aq të gjallë sa duket sikur po e ndiqni nga vendi më i mirë në stadium.
Tifozët që duan freski gjatë ndeshjeve do të adhurojnë frigoriferin PureFlat Smart Series, i cili vjen me shpërndarës akulli dhe uji, si dhe hapësirë të bollshme për ushqime dhe pije për gjithë shoqërinë. Ndërkohë, kondicioneri Hisense Uni Series ndihmon që atmosfera të jetë e freskët dhe e qetë për t’u përqendruar te loja, falë teknologjisë Smart Eye dhe sistemit TMS që rregullojnë automatikisht temperaturën, lagështinë, dhe qarkullimin e ajrit sipas lëvizjes së njerëzve në ambient.
Me këtë fushatë, Hisense synon të ndihmojë tifozët të “Bëjnë Të Tyre Çastin” dhe të shijojnë çdo moment të FIFA Club World Cup 2025™, duke forcuar gjithashtu pozicionin e saj mes tifozëve të sportit më të ndjekur në botë.