PAMJET/ Shpërthen makina në qendër të Gramshit, 2 të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur në qendër të qytetit të Gramshit pasditen e sotme, teksa një makinë ka marrë flakë.
Mësohet se dy vëllezër kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi.
Dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një sasie lënde plasëse që vëllezërit e kishin në kroskotin e makinës.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.

/vizionplus.tv