E Diel, 1 Nëntor 2026

PARIS – Dëbora paralizon shërbimin urban

PARIS, 7 janar /ATSH-DPA/- Reshjet e dëborës kanë shkaktuar kaos në trafik në kryeqytetin francez, Paris.

Kompania e transportit RATP njoftoi sot  se shërbimet e autobusëve në të gjithë qytetin do të pezulloheshin pasdite.

Edhe tramvajet, metroja dhe trenat RER u prekën nga kushtet e motit, ndërsa fluturimet në aeroportet e qytetit u reduktuan gjatë orëve të mëngjesit.

Ministri i Transporteve, Philippe Tabarot, u bëri thirrje banorëve të rajonit të Parisit që të shtynin udhëtimet e mëngjesit.

Fronti i ftohtë dimëror shkaktoi kufizime edhe në pjesë të tjera të vendit, nga veriu deri në zonat e mesme perëndimore.

Autobusët e shkollave dhe kamionët nuk lejohen të qarkullojnë në zonat ku është shpallur niveli i dytë më i lartë i alarmit portokalli për borë.

Shërbimet e autobusëve u pezulluan gjithashtu edhe në qytetin verior të Lille.

Në shkallë kombëtare, bllokimet e trafikut të shkaktuara nga moti arritën në 1 650 kilometra, sipas raportimeve të gazetës “Le Parisien” dhe kanalit televiziv BFMTV./  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›