E Hënë, 2 Nëntor 2026

PARIS – Një i vdekur dhe një i plagosur në përleshjet gjatë festimeve të Champions League

PARIS, 31 maj /ATSH-ANSA/ – Pas një nate festimesh për fitoren e PSG-së në Champions League, e cila shpërtheu në përleshje të dhunshme, veçanërisht në Champs-Elysées dhe pranë stadiumit të klubit, ”Parc des Princes”, një person mbeti i vdekur dhe një u plagos rëndë, sipas zyrës së prokurorit të Parisit.

I ndjeri, një burrë, po ngiste një motoçikletë dhe me sa duket u përplas me blloqe betoni në një rrugë të rrëshqitshme që dilte nga ”Périphérique”, unaza e Parisit, pranë Porte Maillot, jo shumë larg ”Parc des Princes”.

Një person tjetër, i plagosur rëndë, është shtruar në spital me një prognozë të kujdesshme.

Një total prej 416 personash u arrestuan në Francë, 283 vetëm në Paris, pas dhunës gjatë natës së festimeve për fitoren e ”Paris Saint-Germain” në Champions League.

“Pati festime të dëmtuara nga dhuna, një situatë që e kishim parashikuar”, siguroi ministri i Brendshëm Laurent Nuñez në një konferencë për shtyp.

Ai i quajti këto “akte absolutisht të papranueshme”, duke vënë në dukje se shtatë oficerë policie u plagosën dhe njëri është në gjendje të rëndë në Agen, në jugperëndim, me një dëmtim në kokë.

Klubi i njohur i futbollit francez, ”Paris Saint Germain” (PSG) fitoi dje për herë të dytë në histori kupën e ”Champions League”, pasi mundi në finale ekipin anglez të ”Arsenal”-it me penallti (4-3), pasi e gjithë ndeshja, bashkë me shtesat u mbyll në barazim 1-1, sipas pamjeve televizive./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›