PD diskuton ngujimin për të penguar arrestimin e Salianjit, deputeti i dënuar mendon ndryshe

Deputetët e Partisë Demokratike po diskutojnë të ngujohen në seli e të mos lejojnë arrestimin e kolegut të tyre, Ervin Salianji.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, propozoi që të mos zbatohet vendimi i gjykatës për burgosjen e Ervin Salianjit dhe e gjithë opozita të ndërmarrë një aksion politik.
Sipas Bardhit, dënimi i Salianjit është akt lufte ndaj PD, ndaj ai propozoi që deputetët të ngujohen në PD së bashku me Ervin Salianjin e të mos lejojnë arrestimin e tij.
Ky propozim është mbështetur nga grupi parlamentar, por vetë Ervin Salianji ka shprehur rezerva.
Mësohet se në mbledhjen e grupit, Ervin Salianji ka mbështetur idenë që të kryejë dënimin. /vizionplus.tv