Ha brokol, shpëto nga tumori
A është e vërtetë që brokola ul mundësitë që organizmi të preket nga tumori?
Po të hash rregullisht brokol, po. Ndodh ajo që zvogëlohet rreziku për tu zhvilluar kanceri i prostatës apo për tu prekur nga një tumor që i ka premisat të bëhet agresiv. Kështu thuhet duke iu referuar një studimi klinik të shkencëtarëve britanikë, studim i botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në revistën Plus ONE.
Ky kërkim i drejtuar nga Dr Richard Mithen i “Institutit Kërkimor të Ushqimit” në Britaninë e Madhe, hedh dritë për lidhjen që ekziston mes konsumit të brokolës dhe rrezikut më të vogël të kancerit të prostatës.
Në këtë studim, njerëzit të cilët për nga profili gjenetik janë të predispozuar më shumë për tu prekur nga kanceri i prostatës, kanë konsumuar 400 gram brokolë në javë për 12 muajt e vitit, më shumë se ushqimi i tyre normal.
Brokola është bimë nga familja e lakrës dhe ka kulmin e kultivimit në stinën e freskët në fund të dimrit dhe në pranverë. Është e pasur me vitaminë C dhe fibra të tretshme dhe përmban elementë ushqyes me efekt anti kancer.
Këto veti të brokolës mund të humbasin nëse ajo zihet më shumë se dhjetë minuta.
Po ashtu edhe gjethja e saj është e ngrënshme dhe përmban më shumë betakarotinë se tufa e lakrës.
Brokola shërbehet e zjerë por mund të hahet edhe e gjallë dhe të serviret e tillë në pjatën e antipastës. Një mënyrë tjetër që nuk ia pakëson vetitë antikancer është “gatimi” në mikrovalë, thjesht në avull.