PEKIN – Kina: Trump po i hedh benzinë zjarrit, rrezik për përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Iran

PEKIN, 17 qershor /ATSH-DPA/- Kina po bën thirrje për më shumë përpjekje nga vendet me ndikim për të qetësuar konfliktin Iran-Izrael, pas paralajmërimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump se banorët e Teheranit duhet të evakuoheshin.
Duke i hedhur benzinë zjarrit, nuk ndihmon në zbutjen e situatës, por do të përkeqësonte konfliktet”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun në Pekin kur u pyet për deklaratën e Trump në media sociale.
Përpara se të largohej nga samiti i G7 në Kanada, Trump shkroi në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”: “E kam stërthënë! Të gjithë duhet të evakuojnë menjëherë Teheranin!”
“Kina u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara – kryesisht vendeve me ndikim të veçantë ndaj Izraelit – që të marrin masa të menjëhershme për të qetësuar situatën e tensionuar”, tha Guo.
SHBA-ja është aleatja më e fuqishme e Izraelit, ndërsa Pekini dhe Teherani kanë marrëdhënie të ngushta.
Kina është një blerëse e madhe e naftës iraniane dhe dyshohet se furnizon Iranin me lëndë të para të rëndësishme për armatime. //a.i/