E Diel, 1 Nëntor 2026

PEKIN – Kina vendos tarifa prej 55% për mishin e viçit brazilian

PEKIN, 31 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kina do të vendosë një tarifë prej 55% për importet e mishit të viçit nga Brazili, furnizuesi kryesor i mishit të viçit në tregun kinez.

Sipas Ministria e Tregtisë masa do të hyjë në fuqi më 1 janar dhe fillimisht do të zgjasë për tre vjet.

Tarifat do të aplikohen për dërgesat braziliane që tejkalojnë kufijtë e përcaktuar nga kuotat vjetore.

Për vitin 2026, kuota e Brazilit pritet të arrijë në 1.1 milion ton.

Përveç Brazilit, detyrimet e reja do të ndikojnë edhe në eksportuesit e tjerë të mëdhenj të mishit të viçit në Kinë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Argjentinën.

Ministria e Tregtisë e karakterizoi rritjen e tarifave si një masë mbrojtëse për prodhuesit vendas, duke theksuar se është një masë e përkohshme. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›