E Diel, 1 Nëntor 2026

PEKIN – Wadenphul: Bashkëpunim konstruktiv me Kinën, pas një periudhe tensionesh të theksuara

GUANGZHOU, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm i Gjerman, Johann Wadephul, deklaroi sot se sheh mundësi për bashkëpunim konstruktiv me Kinën, pas një periudhe tensionesh të theksuara mes dy vendeve dhe në prag të vizitës së planifikuar të kancelarit Friedrich Merz.

“Në përgjithësi, gjatë udhëtimit pata përshtypjen se Kina, ashtu si ne, është shumë e interesuar për një shkëmbim serioz dhe konkret”, tha Wadephul gjatë vizitës në metropolin jugor të teknologjisë së lartë, Guangzhou.

“Prandaj, ne do të vazhdojmë këtë dialog”, shtoi ai.

“Unë besoj se kancelari e di shumë mirë sa i rëndësishëm është raporti politik dhe ekonomik me Kinën”, tha ai kur u  pyet se çfarë mesazhi do t’i jepte Merz përpara vizitës së kancelarit në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Midis dy palëve ka pasur fërkime për çështje që përfshijnë tregtinë dhe luftën në Ukrainë.

Wadephul theksoi se vizita e tij, ashtu si edhe ajo e zëvendëskancelarit dhe ministrit të Financave, Lars Klingbeil, ka shërbyer si përgatitje e mirë për vizitën e kancelarit në Kinë.

“Ka disa fusha kyçe ku qeveria gjermane mund të punojë së bashku me Kinën dhe ku marrëdhëniet ekonomike dypalëshe mund të vendoseshin në një bazë të re. Ka shumë për të bërë”, përfundoi ai./   /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›