PL e shqetësuar për ekonominë në vend – Xhixho: Kemi paralajmëruar krizën, do të jemi në krah të punëtorëve dhe bizneseve të ndershme

Industria, për Partinë e Lirisë është një nga shtyllat kryesore të prodhimit dhe punësimit në vend, për të cilën kjo forcë politike shpreh shqetësimin. Erisa Xhixho, ligjvënëse dhe zv. presidente e Partisë se Lirisë, renditi një sërë faktorësh që sipas saj po ndikojnë ne dështimin e ekonomisë të kësaj qeverie.
“Në vend që të mbrojë sektorin që siguron jetesën e mbi 70 mijë punëtorëve shqiptar, qeveria Rama e ka lënë në mëshirë të tregut a asnjë strategji, pa asnjë mbështetje dhe pa asnjë përgjegjësi. Rënie e euros , rritja e kostove të brendshme dhe politikat e pa përgjegjshme fiskale, kanë rritur kostot e prodhimit, duke detyruar kompanitë të ikin drejtë Tunizisë, Egjiptit e deri në Uzbekistan. Sipas INSTAT, eksportet e tekstileve dhe këpucëve kanë rënë me 16.8% gjatë vitit 2024. Nuk është aspak rastësi fakti që FMN uli parashikimin e rritjes ekonomike për Shqipërinë në 3.4% nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës. Shqipëria jo vetëm që nuk bind dot investitor të huaj por po humbet dhe ata që ka”, u shpreh Xhixho.
Në emër të forcës që përfaqëson, deputetja e Partisë se Lirisë, theksoi se Partia e Lirisë do vijojë të jetë në krah të punëtorëve, të bizneseve dhe të çdo qytetari që siç tha Erisa Xhixho ndien pasojat e keqqeverisjes.
/rtsh.al/