E Hënë, 2 Nëntor 2026

POLONI – Prokuroria kërkon arrestimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Zbigniev Ziobro

VARSHAVË, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Prokurorët polakë kanë kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Zbigniew Ziobro me akuzën për korrupsion.

Prokurorët i kanë kërkuar Parlamentit të heqë imunitetin e Ziobros, tani anëtar i partisë së krahut të djathtë ”Ligj dhe Drejtësi” për të lejuar ndalimin dhe gjykimin e tij.

55-vjeçari është nën hetim për 26 krime të dyshuara, përfshirë formimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale dhe përvetësim prej afërsisht 40 milionë dollarësh.

Ai akuzohet gjithashtu për abuzim me pushtetin dhe neglizhencë në detyrë.

Si ministër, Ziobro dyshohet se urdhëroi vartësit e tij të devijonin miliona dollarë nga fondi në projekte që mund t’i sillnin dobi politikisht partisë së tij.

Dhjetorin e kaluar, prokurorët ngritën akuza të ngjashme kundër ish-zëvendësit të Ziobros, Marcin Romanowski, i cili më vonë iku në Hungari, ku iu dha azil politik./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›