E Hënë, 2 Nëntor 2026

BUDAPEST – Orban kërkon aleancë me Sllovakinë dhe Republikën Çeke kundër Ukrainës

BUDAPEST, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri hungarez Viktor Orban po kërkon të formojë një aleancë antiUkrainë me Sllovakinë dhe Republikën Çeke, deklaroi këshilltari i tij politik, Balazs Orban.

‘’Udhëheqësi hungarez i krahut të djathtë synon të koordinojë qëndrimet me kryeministrin sllovak Robert Fico dhe kryeministrin e emëruar çek Andrej Babis përpara samiteve të ardhshme të BE-s뒒, deklaroi këshilltari.

Ndërsa aktualisht nuk është në horizont një aleancë formale midis tre vendeve, një koordinim i tillë mund të pengojë ndjeshëm përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ofruar mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

“Mendoj se do të vijë – dhe do të jetë gjithnjë e më e dukshme”, theksoi Balazs Orban në intervistën për ”Politico”, të botuar të martën.

Ai vuri në dukje se bashkëpunimi midis shteteve lindore të BE-së kishte funksionuar tashmë “shumë mirë” gjatë krizës së migracionit të vitit 2015.

Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke janë pjesë e Grupit të Vishegradit, i cili përfshin edhe Poloninë.

Megjithatë, marrëdhëniet midis Budapestit dhe Varshavës janë ftohur vitet e fundit për shkak të qëndrimeve të tyre të ndryshme ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›