PS zhvillon zgjedhjet për delegatët e kongresit të rradhës

Prej dy ditë PS më e madhja në Shqipëri dhe prej 11 vjetësh në pushtet, po zhvillon votimet për të zgjedhur delegatët e kongresit të saj të rradhës.
Mbi 90 mijë anëtarë aktivë janë thirrur për të zgjedhur 950 delegatë.
Në garë për vendet në kongres janë 1970 kandidatë.
Zyrtarët e lartë socialistë thonë se procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste ka hyrë tanimë në fazën e vet më të rëndësishme.
Ata u kanë bërë thirrje të rinjve shqiptarë ta shikojnë PS si një alternative politike progresiste.
Gazetar Hajri Mahmutaj
/ rtsh.al /