Pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit indeksohen me 2,5% nga 1 janari 2026

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për disa ndryshime në vendimin “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit”.
Sipas vendimit të qeverisë indeksohen pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit, në masën 2,5% për të gjitha gradat. Ndërkohë rriten pagat për punonjësit me gradën “Inspektor” dhe “Nënkomisar” si dhe indeksohen në masën 2,5%.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026”, u vendos ne mbledhjen e qeverise.
/m.q/a.f/r.e/