E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla takon veteranët e UÇK-së: Me rëndësi solidariteti institucional dhe kombëtar

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën priti në Kuvend përfaqësues të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e iniciativës “Të gjithë për Luftëtarin” i dorëzuan një certifikatë mirënjohjeje Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen dhe angazhimin institucional në mbrojtje të pafajësisë së udhëheqësve të UÇK-së.

“Asnjëherë më bukur Kuvendi i Shqipërisë ndërsa mirëpret ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh sot Balla, në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit institucional dhe kombëtar në këtë proces.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë në mbështetje të pafajësisë së ish-komandantëve të UÇK, me kërkesën ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë dhe institucioneve ndërkombëtare që të garantojnë një proces të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar dinjitetin e luftës çlirimtare.

1 nga 3

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›