Rama: Monitorim me dron për zbulimin e zjarreve në Shkodër

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Shkodra po pajiset me sistemin inteligjent të zbulimit të zjarreve dhe monitorimit me dron.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se falë këtij sistemi çdo ndryshim në pyje, që nga vatrat e zjarrit, deri te dëmtimet nga sëmundjet, identifikohet në kohë reale përmes imazheve ajrore dhe të dhënave termike.
Shkodra bëhet bashkia e parë me një sistem të tillë inteligjent, duke siguruar më shumë mbrojtje.
I financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit IPA Montenegro–Albania, ky sistem siguron mbrojtje të natyrës nga zjarret me teknologjinë e së ardhmes.
Përmes këtij monitorimi të avancuar synohet menaxhim më efikas i situatave emergjente, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pasuritë dhe mjedisin.
/m.m/r.e/