Pak orë para ultimatumit të Trump për Iranin, ja një rikujtim i disa prej ultimatumeve të tjera që ai ka vendosur gjatë luftës

Rreth një orë më parë, Donald Trump paralajmëroi se “një civilizim i tërë do të zhduket sot” nëse Irani nuk arrin një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Siç kemi raportuar më herët, kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan vendos afate gjatë këtij konflikti.
Ja një përmbledhje:
- Afati 1: Më 21 mars, Trump tha se do të “godiste dhe shkatërronte” centralet energjetike, “duke filluar me më të mëdhatë”, nëse Irani nuk rihapte Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve.
- Afati 2: Dy ditë më vonë, ai deklaroi se kishte pasur “bisedime shumë të mira dhe produktive” mes palëve dhe shtyu sulmet ndaj infrastrukturës energjetike për 5 ditë.
- Afati 3: Më 27 mars, Trump tha se do të shtynte sulmin ndaj centraleve për 10 ditë, “sipas kërkesës së qeverisë iraniane”, duke e çuar afatin final në 6 prill.
- Paralajmërimi 48-orësh: Të premten, ndërsa afati i 6 prillit afrohej, ai paralajmëroi se Irani kishte “48 orë” përpara se të “shpërthente ferri”.
- Kërcënimi me gjuhë të ashpër: Në një postim të dielën, ai përsëriti kërcënimin, duke thënë se “e marta do të jetë dita e centraleve dhe e urave”, ndërsa më vonë shtoi: “E martë, ora 20:00 sipas kohës Lindore”.
- Kërcënimi i fundit: Të martën, Trump publikoi një mesazh në “Truth Social” ku shkruante: “një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me gjasë do të ndodhë”.
Të presim e të shohim nëse këtë rradhë presidenti i SHBA do “ta mbajë fjalën” apo do të jetë sërish një deklaratë e rradhës.