Zetori përplaset me makinën në Lushnje-Rrogozhinë, 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Rrogozhinë–Lushnje, në afërsi të fshatit Golem.
Sipas informacioneve, një automjet tip “Volkswagen Golf” është përplasur nga pas me një mjet bujqësor tip zetor.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona: drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy pasagjerë që udhëtonin me “Golf”-in.
Sipas policisë rrugore, të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti tip “Golf” dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes.
Ndërkohë, pritet ekspertiza shkencore për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.