Pallati i Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, vijojnë punimet për rikonstruksionin

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ Punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë po vijojnë me ritëm, me synimin për t’i dhënë qytetit një hapësirë sportive moderne dhe funksionale.
Projekti parashikon përmirësimin e kushteve për sportistët dhe ekipet, duke ruajtur njëkohësisht identitetin arkitektonik të godinës.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve, Pallati i Sportit do të ofrojë kushte më të mira për aktivitetin e Klubit Shumësportesh “Skënderbeu”, si dhe mundësi për zhvillimin e aktiviteteve sportive të nivelit ndërkombëtar.
Ndërhyrja synon gjithashtu krijimin e një hapësire më të përshtatshme për fëmijët dhe të rinjtë, duke nxitur stërvitjen dhe pjesëmarrjen e tyre në sport.
Punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” vijojnë, ndërsa projekti synon të rikthejë këtë objekt në një hapësirë sportive bashkëkohore për qytetin e Korçës.
1 nga 13/gj.m/a.f/