Palokastra, fshati me histori dhe tradita të pasura, banorët synojnë zhvillimin e turizmit

Fshati Palokastër, që bën pjesë në njësinë administrative Cepo të Bashkisë Gjirokastër, është një nga vendbanimet me histori dhe tradita të hershme në këtë zonë. Me rrugicat karakteristike të një fshati, shtëpitë prej guri dhe mikpritjen e banorëve, Palokastra mbetet një destinacion që ruan autenticitetin dhe bukurinë zonave rurale.
“Këtu në fshat, sidomos në Palokastër më shumë njerëz merren me bagëti, vreshta”, u shpreh një banore.
“Në Palokastër kemi një sezon që mbjellim, grurin, nxjerrim rakinë”, tha një tjetër banor.
Gjatë kësaj periudhe të vitit, banorët e fshatit janë të angazhuar me punët e stinës, duke u kujdesur për tokat dhe prodhimet bujqësore që përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave.Sipas tyre, ky vit ka sjellë një rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar fshatin. Bukuritë natyrore, historia dhe gatimet tradicionale kanë tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj, duke e bërë Palokastrën një pikë gjithnjë e më të preferuar për eksploruesit e kulturës lokale.
Gazetare: Boralda Pëllumbi
/rtsh.al/