E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamje nga vendngjarja/ Elbasan, ekzekutohet brenda automjetit biznesmeni

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku sipas informacioneve paraprake është ekzekutuar biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla 43 vjec.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa viktima po udhëtonte me automjetin e tij tip Range Rover. Dyshohet se në atentat kanë vepruar dy autorë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa zona është rrethuar dhe po kontrollohet për prova të mundshme.

 

/ abcnews.al/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›