E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamje nga vendngjarja/ Pogradec, zjarr në një magazinë me materiale ndërtimi

Një magazinë me materiale druralumini në fshatin Gështenjas të Pogradecit rrezikohet nga flakët.

Sipas informacioneve, zjarri ka nisur nga djegia e disa gomave në ambientin e jashtëm të kësaj magazine duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt saj.

Forcat e zjarrfikëses së Pogradecit ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt objektit që do të sillte dëme të mëdha në këtë biznes.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›