E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi “Work & Study- 2026” – Institucionet akademike prezantojnë programet e studimit

Panairi i punës dhe i studimit rikthehet në Gjirokastër për të 16 vit. Pjesëmarrës në të ishin  20 universitete publike dhe private të cilët kanë prezantuar ofertat për vitin e ardhshëm akademik. Ndër stendat e ngritura ishte edhe ajo e universitetit “Eqrem Çabej” i cili ofron rreth 22 programe bachelor dhe dyvjeçare profesionale.

“Janë 3 fakultete që funksionojnë me kapacitet të plotë madje jemi zgjeruar edhe më shumë me programe të përbashkëta siç është fakulteti ekonomik me universitet italiane. Kemi dhe programe 2 vjeçare për të stimuluar pjesëmarrjen në universitet të atyre nxënësve që nuk kanë atë mesatare për të kapur bachelor”, u shpreh Antoneta Polo, Pedagoge “E. Çabej”.

Vizitorët e tij ishin maturantë nga gjithë qarku i Gjirokastrës, të cilët tashmë janë duke vendosur se çfarë drejtimi do të marrin në jetë dhe ku do ti zhvillojnë studimet e larta.

Përfaqësues të këtyre institucioneve akademike shpërndanë informacion për të rinjtë e rajonit jugor mbi degët që ofrojnë, por edhe mundësitë që u jepen për punësim përmes studimeve në universitetet e tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›