E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i Librit në Leipzig, ministri Gonxhja: Prezantim dinjitoz i Shqipërisë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të librit në Evropë

Shqipëria ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, duke promovuar vlerat e letërsisë dhe kulturës shqiptare në një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane të librit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, theksoi se përfaqësimi shqiptar krijoi një hapësirë të rëndësishme takimi dhe dialogu për publikun vendas dhe ndërkombëtar. Sipas tij, stenda shqiptare tërhoqi një numër të konsiderueshëm vizitorësh, përfshirë edhe bashkatdhetarë, duke nxitur interes në rritje për letërsinë shqipe.

“Shqipëria u përfaqësua në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme takimi, dialogu dhe promovimi të vlerave të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Gjatë ditëve të panairit, stenda shqiptare mirëpriti një numër të konsiderueshëm vizitorësh, përfshirë bashkatdhetarë dhe publik ndërkombëtar, duke pasur një impakt pozitiv te lexuesit dhe duke nxitur interes në rritje për krijimtarinë shqipe. Autorët, botimet e përzgjedhura dhe aktivitetet e organizuara kontribuan në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe në prezantimin dinjitoz të Shqipërisë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të librit në Evropë”, shkruan Gonxhja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›