E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë.

Në pranga ra Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Firence, Itali, për trafikim të lëndëve narkotike. Ai u kap nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 88”.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, në vijim të operacioneve të policisë dhe bazuar në informacionet operative të siguruara nga autoritetet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›