E Martë, 3 Nëntor 2026

Papa Françesku: Nuk do të lejohen priftërinjtë homoseksual

Papa Françesku raportohet se ka përdorur gjuhë ofenduese ndaj komunitetit LGBTQ+, incident që mund të ketë një ndikim të thellë në mënyrën se si perceptohet qëndrimi i tij ndaj homoseksualëve. I pyetur nëse homoseksualët mund të bëhen priftërinj, Papa tha se kjo nuk do të jetë e mundur, ndërsa përdori terma nënçmues për këtë komunitet.

Vatikani nuk ka ende asnjë reagim për rastin, por kjo duket si një ndryshim qëndrimi i Papës, pasi më herët ai ishte shprehur publikisht për respekt ndaj homoseksualëve.

Kur u pyet për homoseksualët në fillim të papatit të tij, ai u shfaq në krye të mediave duke u përgjigjur: “Kush jam unë për të gjykuar?”

Madje kohët e fundit Papa krijoi habi mes tradicionalistëve katolikë duke thënë se priftërinjtë duhet të jenë në gjendje të bekojnë çiftet e të njëjtit seks dhe se ata janë të mirëpritur në Kishë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›