E Hënë, 2 Nëntor 2026

Paralajmëron negociatori kryesor i Iranit: Teherani s’do tolerojë shkelje të përsëritura të armëpushimit

Negociatori kryesor i Iranit dhe njëherësh kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka lëshuar një paralajmërim të qartë se Irani nuk do të pranojë më “shkelje të përsëritura” të armëpushimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në gjuhën farsi në platformën ‘X’, Ghalibaf shkruan se “ne e kemi përmbysur ekuacionin e një armëpushimi që ekziston vetëm në letër, ndërsa në terren ka shkelje të përsëritura. Për sa kohë që ju nuk tregoni vullnet të vërtetë për të ndërtuar besim, përgjigja e Iranit do të mbetet e njëjtë.”

Më herët sot, Teherani njoftoi se do të ndalojë sulmet ndaj Izraelit, me kusht që Izraeli të mos kryejë agresion të mëtejshëm në Liban – diçka që Irani insiston të jetë pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me SHBA-në.

Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se Izraeli e refuzon “kategorikisht” një gjë të tillë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›