E Diel, 1 Nëntor 2026

Parandalohet krimi në familje! Dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj

Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje, në fshatin Lulëzim të Memaliajt.

Një 53-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kishte kanosur se do ta vriste.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në Komisariatin e Policisë  Tepelenë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale. 

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj.

Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›