Parandalohet vrasja, pranga dy të rinjve
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, në tentativë e sipër për të vrarë një 17-vjeçar. Për fat, krimi është parandaluar në kohë, ndërkohë që të ndaluarit janë shoqëruar në komisariat nën akuzën e “vrasjes me dashje, mbetur në tentativë”.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës bëhet e ditur se në pranga përfudnuar shtetasit Rifat Almusa, 20-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias i Ri dhe 21-vjeçari Eduart Vata, lindur në Has dhe banues në Kamëz.
“Arrestimi i tyre është bërë, pasi akuzohen se tek stacioni i furgonave të Laknasit në Kamëz, për motive të dobëta, në bashkëpunim, kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin N. N. 17-vjeç, dhe ky banues në Valias i Ri”- thanë të njëjtat burime.
Forcat e policisë me të marrë informacion për ngjarjen e ndodhur, organizuan punën për kapjen e autorëve të saj, ku në sajë të veprimeve të shpejta u bë i mundur arrestimi brenda pak kohësh i shtetasit Rifat Almusa.
Autori tjetër mundi të shpëtonte, por gëzoi arratinë vetëm për pak orë, sepse policia pas kërkimesh bëri të munduar edhe arrestimin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 22 të Kodit Penal.