E Diel, 1 Nëntor 2026

Parisi kthehet në një fushë beteje pas fitores së PSG ndaj Arsenalit: 416 të arrestuar dhe dhjetëra të plagosur

Policia franceze ka arrestuar mbi 400 persona pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen pas fitores së Paris Saint-Germain ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ministri i Brendshëm bëri të ditur se 416 të dyshuar u ndaluan deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, përfshirë 283 vetëm në zonën e madhe të Parisit. 

Atmosfera festive në kryeqytet u shndërrua shpejt në një skenë kaosi.

Festimet e tifozëve francezë u kthyen në përplasje trup më trup me policinë, duke detyruar autoritetet të përdorin gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmave.

Shtatë oficerë policie u plagosën, njëri prej tyre rëndë, ndërsa skena paniku u raportuan pranë Parc des Princes. 

Në zonën Porte de Saint-Cloud, biçikletave iu vu flaka dhe një makinë u përfshi nga zjarri, duke reflektuar klimën e trazirave. Në Place de la Republique, qindra tifozë u zmbrapsën nga ndërhyrjet e njësive speciale CRS dhe u zhvendosën drejt Boulevard Voltaire e Place de la Nation. 

Për shkak të tensioneve, IDF Mobilites njoftoi pezullimin e të gjitha shërbimeve të autobusëve në rajonin e Parisit, ndërsa disa linja tramvaji u ndërprenë përkohësisht. Vendimi u mor për të mbrojtur pasagjerët dhe punonjësit e transportit publik. 

Paris Saint-Germain wygrywa tegoroczną odsłonę Ligi Mistrzów.

Pora więc na świętowanie, czyli coroczną tradycję:

– Palenia śmietników
– Palenia samochodów
– Bezpośrednich starć z policją
– Napadów rabunkowych
– Niszczenia centrum Paryża

A w telewizji dalej będą nam wmawiać, że… pic.twitter.com/EIQ9QsjIlP

— Pan_komentator (@PanP23929) May 30, 2026

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›