Aksident në rrethrrotullimin e Kolonjës, tre persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në rrethrrotullimin e Kolonjës, ku një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Sipas raportimeve, mjeti drejtohej nga një grua, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.
Në automjet udhëtonin tre persona, të cilët pas përplasjes janë transportuar drejt ‘Spitalit të Lushnjes’ për kontroll mjekësor.
Fatmirësisht, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që ekspertiza të përcaktojë motivet e daljes së mjetit nga rruga.
/rtsh.al/