E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parkim i gabuar, Policia e Tiranës procedon penalisht 7 shtetas

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Policia e Tiranës ka intensifikuar monitorimet nisur edhe nga denoncimet e qytetarëve në numrin 112.

Sipas njoftimit të Policisë, shtatë shtetas janë proceduar penalisht për shkak të parkimit dysh ose në korsitë e dedikuara, duke bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve të emergjencës, këmbësorëve e biçikletave.

Policia thekson se këto mjete tërhiqen me mjet ngritës, ndërsa bllokohen automjetet e parkuara gabim.

Janë proceduar penalisht shtetasit A. B., 23 vjeç, K. Ll., 23 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, B. F., 25 vjeç, M. Ç., 20 vjeç, 22 vjeç, S. Rr., 20 vjeç dhe L. K., 24 vjeçe, pasi me automjetet e tyre, kanë penguar qarkullimin normal të automjeteve të tjera, duke parkuar në rrugë/korsi të dedikuara për automjetet e emergjencës, transportin publik, për biçikleta, apo vendkalime këmbësoresh.

Kontrollet në terren do të vijojnë në mënyrë të përditshme dhe të pandërprerë, në të gjitha akset dhe zonat urbane të kryeqytetit, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon rendin dhe sigurinë rrugore.

Policia e Tiranës apelon sërish për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të parkojnë vetëm në vendet e lejuara, , në mënyrë që të mos cenojnë sigurinë rrugore, funksionimin e shërbimeve emergjente dhe të mos shkaktojnë pengesa për përdoruesit e tjerë të rrugës.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›