E Premte, 6 Nëntor 2026

Parku i ri në Bulqizë në ndërtim, hapësirë për çlodhje, shërbime dhe argëtim - ATSH -

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna për ndërtimin e parkut të ri në Bulqizë, një projekt që synon t’i japë qytetit një hapësirë të re për çlodhje, shërbime dhe aktivitete të ndryshme.

Rama bëri të ditur se projekti parashikon krijimin e një hapësire moderne në funksion të banorëve, vizitorëve dhe turistëve, ku do të ndërthuren shërbimet, tregtia, promovimi dhe argëtimi.

“Puna vijon anë e kënd Shqipërisë. Në Bulqizë po merr jetë projekti i parkut të ri, duke i dhënë qytetit një hapësirë moderne për çlodhje, shërbime, tregti, promovim dhe argëtim, në funksion të banorëve, vizitorëve dhe turistëve”, shkroi Rama.

Kryeministri theksoi, në këtë hapësirë do të pilotohet edhe një model i ri i menaxhimit të përbashkët me komunitetin.

“Një hapësirë që do t’i japë një dimension të ri jetës së qytetit, ku do të pilotohet edhe një model i ri i menaxhimit të përbashkët me komunitetin”, shtoi Rama.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›