Partia Demokratike denoncon në SPAK ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngun

Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Bëhet fjalë se kallëzimi lidhet me një tender të dhënë gjatë kohës kur Vëngu drejtonte portin e Durrësit.
Partia Demokratike kërkon që të hetohet një kontratë me kompaninë holandeze Haskoning, që sipas kësaj force politike është lidhur nga negociata të drejtpërdrejta mes Vëngut dhe përfaqësuesit të kësaj kompanie./vizionplus.tv