Volejboll vajza/ Tirana fiton derbin ndaj Dinamos

Tirana ka mposhtur Dinamon me rezultatin 3-1 në volejboll për vajza, sfidë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport nuk ka patur shumë histori, me vajzat bardheblu që kanë dominuar takimin.
Tirana ka fituar setin e parë me rezultatin 25-17 si dhe setin e dytë me rezultatin 25-10. Dinamo është munduar të reagojë dhe ka fituar setin e tretë 25-20. Tirana fiton setin e tretë 25-16 dhe gjithë takimin me rezultatin 3-1.
Tirana merr fitoren e 5-të në po aq ndeshje të luajtura në Kupën e Shqipërisë në volejboll për vajza dhe kryeson Grupin B me 15 pikë.