E Martë, 3 Nëntor 2026

Partizani e nis me barazim/ Të kuqtë debutojnë në Conference League, 1-1 në fushën e Kalju

Partiani e nisi me barazim aventurën e tij në Kupat e Europës. Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega u ndal 1-1 në transfertën estoneze kundër Kalju, në ndeshjen e vajtjes në raundin e parë kualifikues të Konferencë Ligës.

Nuk është rezultati më i mirë i mundshëm, por gjithsesi pozitiv duke ditur që Partizani do ta luajë në shtëpi ndeshjen e kthimit.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, vendasit shënuan  golin e epërsisë në minutën e 47-të me Manilan.

Gjithsesi, skuadra e kuqe arriti të barazojë shumë shpejt me Skukën.

Goli i sulmuesit vendosi përfundimisht fatin e sfidës në barazimin 1-1, një rezultat që favorizon Partizanin, përpara ndeshjes së kthimit që do të luajë të enjten e ardhshme në kryeqytet, në stadiumin “Air Albania”./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›